Zona e Emilia Romagna në Itali është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu.
Sipas mediave italiane 3 persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë raportohet se janë zhdukur.
Një situatë kritike paraqitet edhe në Bolonja, pasi një përrua ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur një nga rrugët kryesore, duke bllokuar kështu qarkullimin.
Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos lëvizin dhe të mos kalojnë në A14 në seksionin Romagna.