Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që do të mbajë për dy ditë në vend.
IHMK ka thënë se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.
Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesëshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.
