Fundjava e parë e nëntorit do të karakterizohet nga mot i ngrohtë dhe me diell, me temperatura që do të arrijnë deri në 22°C.
Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull përgjatë luginave, e cila do të shpërndahet deri në mesditë.
Të hënën temperaturat mbeten të larta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe mbrëmja do të sjellë rrebeshe shiu që do të vazhdojnë edhe gjatë natës.
Të martën moti kthjellohet, por temperaturat bien ndjeshëm deri në 12°C. Nga e mërkura rikthehet moti kryesisht i kthjellët, me minimale deri në 0°C dhe maksimale rreth 15°C. Erërat do të jenë të lehta, me drejtim jugor gjatë fundjavës dhe verilindor në fillim të javës.






