Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell.
Vranësirat, vende-vende, pritet të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa ato maksimale nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s.
Në përgjithësi, dita e diel do të jetë e ftohtë dhe me kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Njoftimi:
🌤 E diel
Mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, parashihen të sjellin riga shiu.
🌡 Temperaturat minimale: -2°C deri në 0°C
🌡 Temperaturat maksimale: 3°C deri në 5°C
🌬 Era: nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1–6 m/s
Në përgjithësi, vikendi do të karakterizohet me mot të ftohtë dhe të paqëndrueshëm.






