21.3 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

(Mos)zëvendësimi i AKP-së: Kushtetuesja do ende kohë për “Fondin…”

- Advertisement -

Krye-reforma ekonomike e Vetëvendosjes, tash e 20 muaj mbeti e bllokuar në gjykatën më të lartë në vend.

Projektligji për Fondin Sovran pushon në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese që nga 24 dhjetori i 2023-ës kur nga PDK e LDK u dorëzua për ta kontestuar ligjshmërinë e tij.

Anise afate strikte nuk ka, vonesa e trajtimit është evidente për juristët.

E pasi është trupë e re që synon të mbikëqyr ndërmarrjet ekzistuese, kohë mund të marrin edhe konsultimet shtesë.

Si i tillë, ky projektligj u kritikua edhe nga shoqëria civile atëbotë.

Kushtetuesja njoftoi se vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese.

Fondi Sovran synohej të kishte fond 20 milionë euro dhe me krijimin e tij do të shuhej Agjencia për Privatizim.

Të ngjashme

Të fundit