Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pasi që deputetët e pozitës votuan kundër projektligjin për Trustin, shkruan Scanner.
“Në njërën anë shtihohen duke na treguar se si dëmtohet Fondi Pensional nëse lejohet tërheqja e 30% të mjeteve, e në anën tjetër vetë i kanë tërhequr këto mjete”, shkruan Gjoshi.
Postim i plotë:
Albin Kurti dhe deputetët e tij janë hipokritë, si në çdo rast tjetër.
Në njërën anë shtihohen duke na treguar se si dëmtohet Fondi Pensional nëse lejohet tërheqja e 30% të mjeteve, e në anën tjetër vetë i kanë tërhequr këto mjete.
Mbajeni mend, vota kundër iniciativës së qytetarëve, mbi 17 mijë sosh të nënshkruar në peticion, është votë direkte kundër qytetarëve të Kosovës.