Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, thekson se mosvotimi i opozitës në 39 seanca është shkelje kushtetuese. Sipas saj, çdo deputet është i detyruar të votojë pro, kundër apo të abstenojë, dhe refuzimi për të votuar pengon funksionimin e Kuvendit.
Bogujevci nënvizon se kjo qasje bllokon procesin ligjor dhe cenon përgjegjësinë e përbashkët për funksionimin e institucioneve.
“Është tepër e qartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e dëshmon të njëjtën, ku si deputet je i obliguar të votosh, për, kundër apo abstenim. Janë 39 seanca ku nuk kanë marrë pjesë fare në votim dhe kjo është shkelje kushtetuese. Është një rend i ditës ku, në lidhje me konstituimin e Kuvendit, të jepen dy opsione për votim, është proceduar në votim të mbyllur, këta refuzojnë të votojnë dhe kjo është shkelje kushtetuese. Qasja e opozitës në raport me të drejtat për të cilat i kemi të përcaktuara dhe që janë të qarta për konstituim të Kuvendit po e bllokon me votën e tyre. Funksionimi i Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët. Edhe kur formohet kryesia nuk ka sens nëse thirren në atë që kanë njohuri në pjesën e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese apo edhe rregullave të cilat janë të përcaktuara, të thuhet se ne po e shkelim kushtetutën.”