Ballina

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, analistët: Po dëmtohen qytetarët

By GAZETA SCANNER 1

October 29, 2023

Kuvendi i Kosovës nuk ka ratifikuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare, si shkak i mos mbështetjes opozitare.

Njohësit politik në vend po vlerësojnë se në aspektin e përfitimit të shtetit marrëveshjet ndërkombëtare nuk është mirë që të bllokohet. Mirëpo sipas tyre sjella e opozitës karshi kësaj çështje është veprimi i lejuar opozitar.

Analisti politik, Shemsi Jashari, tha se pushteti ka treguar qasje agresive ndaj opozitës, duke mos e përkrahur asnjë iniciativë që ata marrin.

Për këtë ai thotë se Qeveria duhet që të krijojë hapësirë edhe të mbështetë edhe opozitën. Krejt kjo thotë ai po ndikon që opozita të mos jetë tolerante nga kërkesave të pushtetit.

“Është shumë e rëndësishme të votohen për faktin që shumica e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare kanë fonde që alokohen për Kosovën dhe mos votimi i tyre do të thotë mungesë investimi, mungesë mbështetje financiare. Është shumë e rëndësishme që këtij të votohen po prapë them që pozita duhet që të krijoj kushte që të mos e nënçmoj opozitën, të mos bëjë veprime të cilat e detyrojnë opozitën te merr këto veprime”, tha ai.

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se roli i opozitës është që të kritikoj pushtetin, por sipas tij, kur bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare mosvotimi i tyre nga opozita është në dëm të vendit.

Ai ka thënë se opozita nuk është duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kapin shifrën e rreth 300 milionë euro vetëm për shkak të luftës politike që ka me pushtetin, raporton EO.

“Opozita e ka detyre që ta kritikojë pushtetin që pushteti të jetë me i mirë, mirëpo mos votimi i ligjeve të cilat kanë të bëjnë më çështje ndërkombëtare dhe për këtë arsye është e pa mundur që të dorëzohet donacioni prej rreth 300 milionë euro, besojë që kjo është në dem të Kosovës. Kosova i humbë rreth 300 milionë euro, të cilat janë donacione ndërkombëtare dhe më mos votimin e opozitës atëherë është e pa mundur që këto ligje të votohen me qene se së kërkohen më tepër se 2/3 te deputeteve të Kuvendit të Kosovës, që i bije të votohen më tepër se 80 deputet”, tha ai.