17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Mosvotimi i Haxhiut, Qalaj tregon arsyet, përmend zvogëlimin e fondeve për mbrojtjen e liderëve të UÇK-së në Hagë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 është shprehur se PDK ka votuar në këto votimet për zgjedhjen e kryeparlamentarës se Kuvendit ku ata gjithmon kanë votuar kundër.

“Ne si parti kemi votuar vazhdimisht në gjitha seance, mirëpo kuptohet që gjithmonë kemi votuar kundër pasi që nuk pajtohemi që zonja Haxhiu të jetë kryeparlamentare dhe se kjo është arsyja pse ne ende jemi ne këtë gjendje”, është shprehur Qalaj.

Qalaj tutje , ka shpjeguar arsyet pse partia e tij nuk do ta mbështesë Albulena Haxhiun për pozitën e kryetares së Kuvendit,

Sipas Qalajt, qëndrimi i PDK-së kundër kandidaturës së Haxhiut lidhet me sjelljen e saj të mëhershme si opozitare, të cilën ai e përshkroi si agresive dhe joetike në adresimin e kundërshtarëve politikë.

“Sjellja e saj që nga koha kur ka qenë në opozitë ka qenë shumë agresive dhe me fjalë nga më banalet ndaj kundërshtarëve të saj politikë. Ju e dini sjelljen e saj ndaj kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, z. Kadri Veseli. Një tjetër barrierë e madhe është çështja e zvogëlimit të fondeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë. Ajo ka qenë iniciatore që këto fonde të zvogëlohen dhe kjo ka dëmtuar shumë mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit”, deklaroi Qalaj.

Të ngjashme

Të fundit