6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Mostakimet e amerikanëve me Kurtin, analistët thonë se ky është mesazh ndaj qasjes së kryeministrit

- Advertisement -

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës erdhi për të vizituar shtetin e Kosovës.

Ndihmës sekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson ditën e filloi me takim me të parën e shtetit, Vjosa Osmanin.
Por Robinson nuk u takua me kryeministrin Albin Kurti.

Vetëm me shefen e shtetit, u takua më 5 mars edhe Ndihmës Administratorja e USAID-it, ambasadorja Erin E. McKee.

Televizioni ka pyetur në kryeministri se pse Kurti nuk është takuar me këta zyrtarë amerikanë por nuk ka marrë përgjigje.

Mirëpo, njohësit e çështjeve politike, thonë që në krejt këtë situatë po tentohet ti dërgohet mesazh kryeministrit Kurti nga Amerika.

Analisti politik nga Tirana, Ben Andoni thotë se me qëndrimet e tij, kryeministri Kurti po mbahet si partner i vështirë për shtetin amerikan.

“Besoj që nga një anë është edhe një lloj mesazhi për zotëri Kurtin, që megjithëse ka bërë lëvizje të mira siç ishte lëvizja për lejimin e zhvillimeve kadastrale të Deçanit akoma zotëri Kurti për shkak të qëndrimeve të tij, po mbahet si partner i vështirë për shtetin amerikan. Të gjitha këto mesazhe të para në një skenë më të përgjithshme po mendoj se po i parathonë zotëri Kurtit që duhet të jetë i kujdesshëm sepse në një mënyrë e ka vështirësuar marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Andoni.

Edhe njohësi i çështjeve politike Adrian Çollaku, thotë që SHBA po i dërgon mesazh Kurtit për qasjen e tij.

Sipas Çollakut kjo nuk i bënë mirë vendit, përkundrazi Kosova del keq.

“Ata edhe në deklarimet publike kanë vërejtje për qasjen që e ka kryeministri Kurti sidomos me marrjen e disa vendimeve siç ishte rasti me çështjen e dinarit. Pra këta në një formë apo tjetër i dërgojnë mesazh që duhet ti dëgjoj ata. Mendoj që kryeministri duhet të marrë këtë mesazh sepse për mendimin tim është një mesazh shqetësues sepse në fund të ditës ne e dimë kush është SHBA-ja dhe e dimë që është një lloj hisedari në ndërtimin e këtij shteti që e kemi”, shprehet Çollaku.

Gjatë ditës, Kryeministri Kurti ka pasur takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazinin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit