Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar pasi shteti nuk ka ekzekutuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit.
Mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, sipas tij, ka vetëm një shpjegim – “Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria”.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim – Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria.
Jo kryeministër, nuk ka me ikë. Aty do të rrish derisa të gjithë do ta kuptojnë, i madh e i vogël, se ti je një i paaftë dhe që nuk ka gjë prej teje.