10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Mospjesëmarrja e Thaçit në varrim, avokati i tij: Kërkesa u dorëzua dje në orën 14:00

- Advertisement -

 

Luka Mishetiq, avokati i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka njoftuar se kërkesa për të marrë pjesë në varrim është dorëzuar që dje para orës 14:00.

Misetiq ka thënë se Thaçi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme dhe nuk ka dhënë më komente tjera mbi këtë çështje.

“Kam marrë shumë pyetje mediatike sot në lidhje me një deklaratë të Dhomave të Specializuara sot në mëngjes duke sugjeruar që klienti im, Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Për të korrigjuar regjistrimin: Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar avokati i Thaçit në X.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi do të varroset sot në ora 15:00 në Burojë të Skenderajt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit