20.2 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Mospjesëmarrja e PSD-së në zgjedhje, flet Molliqaj: E kemi parapa Kurtin e rrezikshëm – nuk jemi dorëzuar

- Advertisement -

Pasi sot njoftoi se nuk do të marrin pjesë në  zgjedhje, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i dha arsyet e veta, duke thënë se pavarësisht mospjesëmarrjes, nuk do të dorëzohen.

Molliqaj e vlerësoi të parin e Ekzekutivit të rrezikëm dhe jokalimtar në politikë, e i cili, sipas tij, i pranon të gjitha.

“Përveç hapësirës që i është dhënë PSD-së dhe PSD ka pru kontribut të shtuar në debatin publik, mos të harrojmë një kohë partitë opozitare u zhdukën totalisht, ato u kthynë në studio pak para zgjedhjeve lokale…Besdoj që PSD është munduar me gjoksin e vet me shty një tregim politik që në fillet e saj është përjetuar si inat, jo nga mediat por nga një pjesë e madhe e shoqërisë së Kosovës…”

“Ne jemi kanë të ndëshkuar duke u dukur si ektremista të panevojshëm…, e kemi parapa Kurtin të rrezikshëm e jokalimtar, kemi pa Kurti që është ngreh e mos këput dhe ky i pranon të gjitha”, u shpreh Molliqaj në Pressing.

“Nuk kemi vendos me u dorëzu, nuk kemi vendos me u laku përmes koalicioneve me partitë opozitare joparimore. Ne nuk e kemi problem me bo koalicion me partitë opozitare, por ka mungu qasja e përbashkët dhe dallimet programore dihet që janë, por dallimet do të mund të zhdukeshin nëse do kishim kauzë të përbashkët. Unë kam pa që opozita ma shumë ka dashtë me u dallu me njëra-tjetrën sesa me u bo bashkë, edhe për bindjen që Kurti nuk është rrezik”.

“Krejt këto elemente na kanë bërë të qartë me matjet e fundit të shtatorit”, tha Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit