6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Mospagesa e rrymës në komunat veriore, ZRrE-ja thotë se nuk ka kontroll në atë zonë

- Advertisement -

Kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka folur sot për mos-faturimin e komunave veriore të cilat janë të banuara me shumicë serbe, e të cilët nuk do të preken as nga vendimi për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Fejzullahu ka deklaruar se kjo çështje është duke u trajtuar edhe në bisedimet mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

“E kemi thënë në Kuvend dhe në raport që nga paslufta ajo pjesë e Kosovës nuk janë duke paguar faturat e energjisë për shkaqe politike që qytetarët janë të informuar e njëjta ndodh edhe me uji dhe taksa pasi është problem politik dhe s’kisha dashtë më shumë me komentu por ajo pjesë që nga paslufta nuk e paguan energjinë”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

Tutje, ai ka thënë se ZRrE-ja nuk ka kontroll në atë zonë dhe kjo çështje po trajtohet edhe në Bruksel.

“ZRrE-ja nuk ka mundësi me pas në kontroll atë zonë dhe shumë institucione tjera nuk kanë dhe shpresoj që ajo zonë sa më shpejt të jenë nën kontrollin tonë. Deri më tani për shkaqe politike nuk kemi informacione sa sa konsumatorë janë në atë zonë”, tha Fejzullahu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit