31.1 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Mosnjohja e vendimit të Supremes, Kryeziu: Kjo s’është më ndikim apo presion – është nxitje për anarki

- Advertisement -

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovë, Ismet Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zyrtarëve Qeverisë në detyrë, të cilët s’e njohën vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, duke i cilësuar këto qëndrime si “nxitje për anarki” dhe “refuzim të shtetit”.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka theksuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka pasur gjithmonë dobësi, përfshirë ndërhyrje, presione, zvarritje dhe drejtësi selektive. Por ai ka theksuar se kurrë më parë nuk ka parë që udhëheqës shtetëror të dalin publikisht kundër gjykatave dhe të refuzojnë zbatimin e vendimeve të tyre.

Postimi:

Është folur shumë për ndërhyrje, për presione, për zvarritje, për mosefikasitet dhe drejtësi selektive. Por, përkundër të gjitha këtyre dobësive, nuk mbaj mend që ndonjëherë njerëz me pushtet të kenë dalë haptazi kundër sistemit të drejtësisë duke refuzuar publikisht zbatimin e vendimeve gjyqësore. Përjashtime kanë qenë raste të rralla dhe individuale – si arratisje apo mosbindje, por jo nga udhëheqës shtetëror.

Ajo që po ndodh sot është shumë më serioze: Qeveria në detyrë, përmes zyrtarëve më të lartë, po bën thirrje për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Supreme. Kjo nuk është më ndikim apo presion – është nxitje për anarki. Kjo është ftesë e hapur për ta kthyer rendin shoqëror nga kushtetuta dhe ligji, te normat e vetëgjyqësisë dhe vlerat kanunore.

Në një shoqëri demokratike, refuzimi i gjykatës është refuzim i shtetit. Çdo përpjekje për ta legjitimuar këtë refuzim, është përpjekje për të zhbërë themelin e shtetit ligjor.

Të ngjashme

Të fundit