Home Ballina “Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit”, deputetja britanike mirëpret shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

“Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit”, deputetja britanike mirëpret shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

0
“Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit”, deputetja britanike mirëpret shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

Deputetja konservatore e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka shprehur vlerësimin e saj për vendimin e Britanisë së Madhe për të forcuar praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë pas sulmit të fundit terrorist nga një grup i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit.

Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në X, deputetja Alicia Kearns e vlerësoi këtë veprim si një “lëvizje të rëndësishme” pasi, sipas saj, mos “mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit”.

“Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan pasi Grant Shapps konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: pengo, mbro dhe mbaj përgjegjësi.” – ka shkruar ajo në Twitter.

Exit mobile version