5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Mosmarrëveshje mes familjarëve, Prokuroria jep detaje për plagosjen në Lupç

- Advertisement -

Katër persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në Lupç të Podujevës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas hetimeve të para të prokurorisë rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve, kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ajo tha se një person është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendngjarje. Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti”, tha Ulaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit