Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se pas një mosmarrëvshje me vëllain e tij, kishte shkrepur me armë zjarri dhe e kishte lënduar atë në Mitrovicë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak.
Arma e përdorur në këtë rast është sekuestruar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE & PERDORIMI I ARMËS
Rr. Mehmet Aqif Aksoy, Mitrovicë 02.09.2023 – 12:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën –vëllain e tij kishte shkrepur armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës së lartcekur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kal. 6 mm qe dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.