Bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, që ka dështuar deri tash në 14 tentime ka aktivizuar ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar formim të shpejtë të institucioneve dhe presidenten Osmani që ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike.
Por, analistët në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, nuk presin shumë sidomos nga takimi i partive politike me Osmanin.
E për këtë, Artan Nimani nga Forumi i Intelektualëve E30, ka thënë se duhet të ketë protestë para Kuvendit.
Ai ka thënë Kurtin nuk do të bindë as faktori ndërkombëtar e as Osmani.
“I vetmi person që ndikon në ndërprerje e këtij ngërçi nuk është as faktori ndërkombëtar as presidentja është vetëm Kurti. Vetëm Albin Kurti mundet me qu vendin në zgjedhje. Qytetarët e Republikës së Kosovës, politik dhe jo politik anëtarë të gjitha partive të hyjmë në protestë para Kuvendit të Kosovës dhe të kërkojmë nga ata që u kanë dhënë votën ta qojnë në vend votën e popullit”, ka thënë ai.
E profesori, Nexhmedin Spahiu ka thënë se presidenti mundet me shpall gjendje të jashtëzakonshme që vendin me qu në zgjedhje
“Mundet presidenti me shpall gjendje të jashtëzakonshme edhe me qu vendin në zgjedhje”, ka thënë Spahiu.
Ai ka thënë se Kurtit nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje dhe nëse shkohet ai do të ketë rënie të votave.
Spahiu ka thënë se LVV duhet ta ketë kandidat për kryeparlamentar Fatmir Limajn.