11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Moska: Të hapur për bisedime me SHBA mbi rreziqet bërthamore, por të përfshijnë edhe Ukrainën

- Advertisement -

Gjatë konferencës së rregullt me gazetarët, zëdhënësi Peskov tha se dialogu ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë “është shumë i nevojshëm” për shkak “të problemeve të shumta të lidhura me arkitekturën globale të sigurisë”.

Zoti Peskov i bëri këto komente si përgjigje ndaj pyetjes rreth mundësisë së bisedimeve me Shtetet e Bashkuara rreth rreziqeve bërthamore pavarësisht konfliktit në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do të vendosë Ukrainën në krye të listës për ta furnizuar me raketa të fuqishme për mbrojtje ajrore pas sulmeve të Rusisë me raketa dhe dronë që dëmtuan rrjetin energjetik nëpër tërë vendin gjatë natës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare John Kirby u tha gazetarëve se qindra raketa të sapo prodhuara ‘Patriot” dhe ‘NASAMS’ – që përdoren për mbrojtje tokë-ajër – do të dërgohen në Ukrainë para se t’u jepen shteteve të tjera që i kanë porositur ato, duke iu referuar sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Putini dhe Koreja e Jugut

Ndërkohë, gjatë vizitës në Azi, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të premten Korenë e Jugut kundër dërgimit të armatimit në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut thanë të enjten se marrëveshja e nënshkruar gjatë kësaj jave ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut përmes së cilës dy shtetet zotohen të mbrojnë njëra-tjetrën në rast lufte paraqet “një rrezik të madh” dhe se Seuli po shqyrton mundësinë që të dërgojë armë Ukrainës si kundërpërgjigje, që shënon përmbysje të politikës së deritashme për të mos u dhënë armë shteteve të janë të angazhuara në konflikte.

Zoti Putin u përgjigj të premten duke thënë se Koreja e Jugut nuk ka arsye për t’u shqetësuar rreth traktatit të Rusisë me Korenë e Veriut, por shtoi se nëse Seuli i dërgon armë Ukrainës ky do të ishte “një gabim shumë i madh.” Ai shtoi, “nëse e bën një gjë të tillë, atëherë do të marrim vendime të caktuara që nuk do t’i pëlqejnë aspak udhëheqësve aktualë të Koresë së Jugut.”

Ofensiva ukrainase

Ukraina u përgjigj ndaj sulmeve ruse të premten me një sulm ndaj rafinerive të naftës, radarëve dhe qendrave të zbulimit në pjesë jugore të Rusisë dhe në Krimenë e pushtuar.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se forcat ukrainase sulmuan një depo karburantesh dhe lëndësh kimike në rajonin Tambov të Rusisë, si dhe një depo vaji në Adygea.

Sipas raporteve ruse, një person ka humbur jetën në sulme. Zyrtarët rusë pretenduan se shkatërruan 114 dronë ukrainase.

Rrjeti energjetik i Ukrainës nën sulm

Kompania furnizuese e energjisë elektrike e Ukrainës, Ukrenergo, njoftoi të enjten se sulmi rus ndaj termo-elektranës shkaktoi dëme serioze. Gjatë tij u lënduan tre punonjës.

“Pajisjet në Vinistia, Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Kiev janë dëmtuar”, njoftoi Ukrenergo përmes një kumtese.

Të mërkurën, Ukrenergo njoftoi se reduktime të rregullta një orëshe të energjisë elektrike do të zbatoheshin në tërë vendin. Sulmet ruse me dronë dhe raketa kanë përgjysmuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike të Ukrainës krahasuar me vitin e kaluar, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy./voa/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit