Home Lajme Botë Moska do të rrisë shpenzimet ushtarake me gati 70 për qind për “luftën hibride”

Moska do të rrisë shpenzimet ushtarake me gati 70 për qind për “luftën hibride”

0
Moska do të rrisë shpenzimet ushtarake me gati 70 për qind për “luftën hibride”

Projektbuxheti i ministrisë ruse të financave për vitin 2024 përfshin një rritje prej 68% të shpenzimeve të mbrojtjes në krahasim me vitin e kaluar, raporton CNN.

Peskov propozoi ndarjen e 10.77 trilion rubla (91.35 miliardë £) për mbrojtjen kombëtare.

“Është e qartë se një rritje e tillë është absolutisht e nevojshme sepse ne jetojmë në një gjendje lufte hibride, ne vazhdojmë operacionin special ushtarak”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Dua të them luftën hibride që është bërë kundër nesh. Dhe kjo kërkon kosto të larta.”

Exit mobile version