Modelja dhe prezantuesja gjermane, Heidi Klum, nesër do të mbushë 52 vjet jetë dhe e ka nisur festën në stilin e saj të veçantë.
Ajo ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet pranë një pishine, e veshur me rroba banje, duke shijuar një ditë relaksi nën rrezet e diellit, me pamjen e shkëlqyer dhe energjinë pozitive që shpërndan.
Në përshkrimin e postimit, Klum ka ndarë me ndjekësit informacionin për temperaturën që po përjeton në këtë ditë të veçantë, duke shkruar: “Los Angeles – 30 gradë Celsius”.
Heidi Klum është një nga figurat më të njohura të modës dhe industrisë së argëtimit, e cila ka arritur suksese të jashtëzakonshme si modele, aktore dhe prezantuese televizive.
Me 52 vjet, ajo mbetet simbol i stilit dhe bukurisë, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën.