3.8 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Moscertifikimi i Listës Serbe, Krasniqi: S’ka asnjë efekt – vetëm sa e dobëson pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

- Advertisement -

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka kritikuar vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme, duke e cilësuar atë si një veprim të pamatur dhe të dëmshëm për Kosovën.

Në një analizë të situatës, Krasniqi vlerësoi se vendimi nuk prodhon asnjë efekt juridik afatgjatë, por vetëm i jep Serbisë një argument shtesë në rrafshin ndërkombëtar.

Sipas tij, Beogradi zyrtar do ta përdorë këtë për të pretenduar se të drejtat politike të serbëve në Kosovë po shkelen nga shumica.

“Moscertifikimi i Listës Serbe në këtë fazë prodhon vetëm një efekt konkret: i jep Serbisë argument shtesë për të pretenduar se të drejtat politike të komunitetit serb në Kosovë po cenohen nga shumica shqiptare. Ky veprim i pamatur, që ndjek të njëjtin skenar të ditur paraprakisht që përfundon me dështim, nuk është as serioz dhe as i përgjegjshëm. Po të ishte një qasje serioze, do të ndiqeshin rrugët institucionale dhe ligjore për shpalljen e saj organizatë terroriste dhe kjo temë do të mbyllej moti.” – tha ai.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile paralajmëron se kjo lëvizje taktike, e bërë sipas tij për përfitime elektorale të brendshme, rrezikon të ketë kosto të lartë strategjike.

“Pikërisht sepse nuk është e tillë, kjo manovër procedurale që bëhet për një grusht votash, vetëm sa e dobëson pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe i hap rrugë forcimit të kompetencave të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – një rezultat tërësisht i kundërt me interesat strategjike të vendit.

Kosova ka nevojë për vendimmarrje të matur, të përgjegjshme dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, jo për masa impulsive që prodhojnë krizë, krijojnë precedentë të rrezikshëm dhe e zbehin pozicionin tonë negociues.” – tha Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit