11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Mos u ndiko nga trendet” – Olta Gixhari befason me përgjigjen kur pyetet rreth ndërhyrjeve në fytyrë

- Advertisement -

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri i saj, Dori, kanë mirëpritur sërish bashkë një djalë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Foto: Screenshot/Instagram

Një ndjekës e ka pyetur atë për ndërhyrjet në fytyrë, duke aluduar se ka bërë buzët.

“Mos u ndiko nga trendet, të lutem. Jo ti. I kishe më mirë buzët pa mbushës”, iu drejtua një ndjekës.

Bukuroshja u përgjigj: “Akoma se kam provuar mbushësin. Buzët i kam ende të fryra nga shtatzënia edhe këmbët”.

Olta ka lënë të kuptohet se deri më tani nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit