23.9 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

“Mos u katandis me botox…”, përgjigja e Françeskës që i dha ndjekësit: Nuk mund t’i kënaqësh…

- Advertisement -

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, u ka kushtuar dje pak kohë ndjekësve të saj në “Instagram”. Ajo ka bërë një bashkëbisedim virutal me fansat, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme apo edhe këshilla.

Një prej tyre i ka kërkuar Françeskës që të qëndrojë ashtu siç është, pa botox, qerpikë false e fillera që sipas tij, shumë të tjera janë katandisur.

“Mos u katandis si gjithë të tjerat me botox, qerpikë fals e buzë të mahisura. Rri aristokrate”, i ka shkruar ndjekësi.

Murati i është përgjigjur duke i thënë se ‘nuk i intereson nëse të tjerët nuk e pëlqejnë mënyrën se si dukej’. Ajo shton se ‘nuk mund t’i kënaqësh kurrë të gjithë’.

“Edhe nëse të tjerët nuk e pëlqejnë mënyrën si duken, nuk më intereson. Nuk mund t’i kënaqësh kurrë të gjithë. Do të jetë gjithnjë dikush që nuk pëlqen diçka rreth teje, kështu që pse të të interesojë! Kjo është fytyra ime dhe kështu dëshironte Zoti që të dukesha, ndaj nuk kam në plan ta ndryshoj!”, përgjigjet ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit