Ai ka bërë ftesë për ta që të “mos tregojnë dobësinë e shfaqur kundër Hitlerit”, raporton The Guardian.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe ka thënë që Kongresi i ShBA-së duhet ta miratojë paketën e ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin për hir të sigurisë globale.
Projektligji ka kaluar në Senat por që përballet me paqartësi në Dhomën e Përfaqësuesve, ku Republikanët janë të rreshtuar me kandidatin për president, Donald Trump, i cili e kundërshton këtë ligj.
“Tani në Kongres, amerikanët po debatojnë për Ukrainën dhe unë i thërras ata konkgresmenë që ta kalojnë këtë projektligj që të sigurojnë paratë për armët për Ukrainën”, ka thënë Cameron gjatë vizitës në Sofje të Bullgarisë.
“Ata janë duke luftuar me agresionin ilegal të Putinit dhe kanë nevojë për ndihmë. Duhet të rreshtohemi me ta për liri, për të drejtën e këtij vendi për t’u mbrojtur dhe për t’u siguruar që Putin nuk do të fitojë”.