8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“Mos shkoni në veri”, Britania e Madhe i këshillon qytetarët e saj

- Advertisement -

Mbretëria e Bashkuar i ka këshilluar qytetarët e saj që të mos shkojnë në veriun e Kosovës, nëse nuk e kanë të nevojshme.

Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, po ashtu i paralajmëron britanikët që të mos udhëtojnë edhe në vendet si Rusia dhe Irani, për shkak të konflikteve politike dhe shqetësimeve për sigurinë, transmeton Klankosova.tv

FCDO këshillon që të mos udhëtohet, përveçse nëse është e domosdoshme, “në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës, në veri të lumit Ibër”.

“Kjo për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona”, thuhet në komunikatën e publikuar në web faqen e Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe.

Tutje, në komunikatë jepen këshilla qytetarëve rreth sigurisë në pjesët e ndryshme të Kosovës.

“Që nga dhjetori 2022 ka pasur përplasje të dhunshme dhe incidente me granata dhe shpërthime automjetesh. Jini të kujdesshëm dhe shmangni tubimet publike, veçanërisht rreth zonës së Urës së Austerlitzit Ura e Ibrit, që e ndan Mitrovicën veriore dhe jugore”, thuhet në web-faqen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Situata politike në Kosovë përshkruhet në përgjithësi si stabile, por Zyra e Jashtme britanike përmend se “ekziston rreziku i protestave në komunat veriore të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës, në veri të lumit Ibër” dhe se ato “kanë potencialin të bëhen të dhunshme”.

“Ju duhet t’i shmangni tubimet publike, mitingjet politike dhe protestat, shikoni mediat lokale, konsultohuni me recepsionet e hoteleve për këshilla, regjistrohuni për të marrë njoftime me email kur kjo këshillë përditësohet”, i këshillon FCDO, britanikët.

Qytetarët po ashtu këshillohen edhe që t’i shmangin udhëtimet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas përmes pikave kufitare 1 dhe 31.

“Shmangni udhëtimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes Portës 1 (Jarinjë, Leposaviq) ose Portës 31 (Zubin Potok) pasi që ato ndodhen në zonat e Kosovës ku FCDO këshillon kundër të gjitha udhëtimeve, përveç atyre të domosdoshme. Ju duhet të gjeni rrugë alternative për udhëtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit