21.4 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut

- Advertisement -

“Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”. Kjo fjali e ish-diplomatit, Lulzim Peci, i pengoi Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut, ku kaloi në fjalosje.

Sadriu me anë të një komenti në shkrimin e Pecit në ‘Facebook’ i tha “mos rrej” dhe shtoi që janë realizuar disa bashkëbisedime formale me shumë përfaqësues të administratës aktuale në SHBA nga establishmenti kosovar, shkruan Insajderi.

Mos rrej, jane be disa takime e bashkebisedime formale me shume perfaqesues te Administrates, perfshi edhe vet Presidentin Trump”, deklaroi Sadriu.

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut - Insajderi - P

Peci iu kundërpërgjigj Sadriut duke e quajtur “profiter të lodhët”.

Si nuk po te vjen turp! Me kete edhe vet po e deshmon se nuk je as me pak dhe as me shume se nje profiter i lodhet! Ti e dine shume mire se cfare eshte takimi zyrtar, dhe nese nuk e dine pas kaq viteve ne diplomaci, atehere edhe me keq! Mjerim”, i tha Peci Sadriut.

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut - Insajderi - LP

Peci në postimin e tij bëri një krahasim mes liderëve të Malit të Zi dhe Kosovës, ku tha se Milo Gjukanoviq përkundër që nuk ishte njohës i mirë i gjuhës angleze arriti ta anëtarësonte shtetin e tij në NATO. Ndërkaq, shtoi se lidershipi aktual përkundër që janë njohës të mirë të anglishtes “nuk po kryen punë”.

Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”, tha ndër të tjera ai, duke iu referuar takimeve të presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në SHBA.

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut - Insajderi - L

 

Të ngjashme

Të fundit