14 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

“Mos na detyroni ta eskalojmë situatën” – Vlora Çitaku “tmerrohet” nga fjalia e Besnik Bislimit

- Advertisement -

Një intervistë që e dha mbrëmë numri 2 i qeverisë, Besnik Bislimi, ka shkaktuar reagimin e ashpër të opozitarëve.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ritheksuar një fjali të zv/kryeministrit i cili paralajmëroi BE-në se Kosova mund ta “eskalojë situatën”.

Kjo që tha Bislimi, sipas Çitakut është gjuhë që ngjason me “përleshje të kafeve”.

Postimi i plotë i Bislimit:

Pra, Besnik Bislimi, numri 2 në qeverinë Kurti, përgjegjës për integrim evropian të Kosovës dhe dialog me Serbinë, paska lëshuar një kërcënim ndaj BE-së mbrëmë.

“ Mos na detyroni me eskalu situatën për m’iu tregu që e de-eskalojmë prapë”.

Për besë, gjumi nuk po e zë më Macronin dhe Scholzin. Sinqerisht, sikur mos të mbanit përgjegjësi institucionale, situata do të ishte komike.

Kjo lloj gjuhe, që ngjason më shumë në përleshje të kafeve, kur përdoret zyrtarisht dhe publikisht nga ZvKryeministri është e dëmshme dhe e rrezikshme.

Arrogancë e injorancë. Mjerim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit