Mbrëmjen e djeshme një debat mes Erjolës dhe Ilnisës ka degraduar dhe në ofendime.
Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Ilnisa gjatë një bisede me Sarën, i thotë kësaj të fundit se nuk e merr njeri nëse e gjen në rrugë. Sara shprehet se nuk ka pse ia thotë një gjë të tillë asaj e cila është pa familje. Erjola i del para Ilnisës dhe i thotë të “zhduket” dhe se “sjellja e saj po e shëmton”. Ilnisa i kthehet me tone të rënda ku i thotë ta mbyllë gojën dhe se është hipokrite.
Ilnisa: Ty e të të gjejë njeri në rrugë nuk të merr. Ti je diamanti dhe floriri i shtëpisë këtu.
Sara: Po si mund të ma thuash mua këtë pa familje moj budallaqe?!
Erjola Doçi: Ty të shëmton sjellja jote e nderuar. Normalisht që të them ik zhduku.
Ilnisa: Nuk më zhduk dot ti mua. As ti as 100 si ty! Hipokrite.
Erjola Doçi: Hipokrite je ti vetë.
Erjola Doçi: Skema bën ti në kokën tënde.
Ilnisa: Avash, mos më prek ti me dorë!
Erjola Doçi: Vazhdo viktimizohu, shko qaj tek dhoma e rrëfimit. Po i thërret vetes në emër. Inshallah nuk ka bota 100 si ti se do ishte vaj medet.