Iniciativa për heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës ka nxit reagime të ashpra nga student të po këtij Universiteti, që nga publikimi i kësaj iniciative, studentet nuk po gjejnë qetësi, ata kanë organizuar një peticion me anë të cilit po kërkojnë që të mos hiqet emri “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës e po ashtu po kërkojnë edhe shkarkimin e Rektorit Qerim Qerimi.
Së fundmi studentët e Universitetit të Prishtinës, me sloganin “MOS MA PREK HASAN PRISHTINËN” kanë vendosur mbishkrime në muret dhe rrugët e kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si shenje kundërshtimi ndaj propozimit për heqjen e emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kundërshtime të ashpra ndaj nismës për heqjen e emrit “Hasan Prishtina” kane ardhur edhe nga Fondacioni “Hasan Prishtina” të cilët kane paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për ta penguar këtë nisme dashakeqëse.