- Advertisement -
Avni Arifi, ish-ambasador i Republikës së Kosovës, i ka reaguar ministres Donika Gërvalla pasi kjo e fundit kritikoi kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Arifi, përmes një postimi në facebook, është shprehur se kush do të kishte menduar ndonjëherë se të kritikoheshe dhe të shahesh nga vajza e Jusuf Gërvallës do të ishte jo vetëm një privilegj politik, por edhe një privilegj njerëzor.
Duke shtuar se AAK-ja dhe vetë Ramushi meritojnë çdo kritikë kur bëhet fjalë për ministren Gërvallën, Arifi tha se AAK-ja për më shumë se një dekadë ka heshtur përballë fyerjeve, sharjeve dhe ofendimeve të Donika Gërvallës ndaj Haradinajt.