Në Pressing të T7 ka pasur debat për çështjen e veriut të Kosovës, për këtë u përplasën profesori universitar, Blerim Latifi me gazetaren Alisa Braho.
Braho tha se “së paku Veriu nuk duhet të dorëzohet në tavolinë”. Më pas ajo foli edhe për qasjen e Kosovës me SHBA-të.
Por Latifi ia ktheu se “kjo punë nuk është me bë hajgare”.
“Nesër me pas luftë ti kthehesh Shqipëri dhe shet moralizma prej atje, ne duhet me nejtë këtu për ta mbrojtur Kosovën”, ka thënë Latifi.
Më pas Braho tha se nuk e di çfarë problemi kanë siç iu referua ajo “analistët opozitarë”, sa herë flet ajo.
“Nuk është punë zëri, është punë argumentimi i dobët”, i tha Latifi – Brahos.
Por Braho i tha “mbylli veshët e mos më dëgju”.