19.7 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Mos flini si luanët! Gjumi i tepërt mund t’ju plakë trurin

- Advertisement -

Një studim i ri nga shkencëtarët në Universitetin e Shkencave Shëndetësore të Teksasit ka zbuluar se gjumi i tepërt – konkretisht, më shumë se nëntë orë në natë – mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit dhe të përshpejtojë procesin e plakjes mendore.

Studiuesit zbuluan se personat që flinin mesatarisht nëntë orë në natë kishin një plakje të trurit të barabartë me rreth gjashtë vjet e gjysmë më shumë krahasuar me ata që flinin më pak.

Ky efekt u shoqërua me përkeqësim të dukshëm në kujtesë, arsyetim verbal, perceptim hapësinor dhe kohë reagimi.

Studimi përfshiu 1,853 të rritur të shëndetshëm të moshës 27 deri 85 vjeç, të cilët u ndoqën për më shumë se 20 vjet. Çdo katër vjet, ata iu nënshtruan testeve të detajuara të funksioneve njohëse dhe plotësuan pyetësorë për zakonet e tyre të gjumit.

Ekspertët sipas mail online, paralajmërojnë se “gjumi i gjatë” mund të jetë një faktor i hershëm dhe potencialisht i kthyeshëm rreziku për zhvillimin e demencës.

Ata theksojnë nevojën për të kuptuar më mirë lidhjen mes zakoneve të gjumit dhe shëndetit të trurit, duke sugjeruar se rregullimi i kohës së gjumit mund të luajë një rol kyç në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Studimi ndërlidh raste me luanët, meqë kënaqen duke u çlodhur në gjumë.

Ata kalojnë deri në 21 orë çdo ditë duke pushuar dhe duke fjetur.

Të ngjashme

Të fundit