Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Elijona Binakaj ka hapur zemrën me Vëllanë e Madh.
Ajo tregoi se si në moshën tetëvjeçare u nda nga familja e saj dhe u vendos në një familje tjetër, në Gjermani.
“E kërkojsha mamin, u ndjeva shumë e pambrojtur, nuk e dija çka po ndodhte”, ka zbuluar Elijona për momentin kur u nda nga familja e saj biologjike.
Ajo shtoi se në moshën 16-vjeçare ka nisur t’i ndjente pasojat e të gjitha vuajtjeve të saja.
“Thjesht ia nisën me më humb shpresat, thosha mos kam hy në gjynah me dikë, mos u shkru për mu që të mos jem e lumtur”, tha Elijona.
Ndiqeni rrëfimin e plotë në videot e mëposhtme:






