9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mos e pini më kurrë kafenë e nxehtë, studimi tregon nga çfarë rrezikoheni

- Advertisement -

Pirja e kafesë mund të rrisë rrezikun e kancerit por vetëm nëse është shumë e nxehtë, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët mendojnë se kjo është për shkak se lëngjet e nxehta dëmtojnë indet në ezofag. Kjo do të thotë, teorikisht, që dhe adhuruesit e çajit gjithashtu mund të jenë në rrezik.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që të prisni derisa kafeja apo çaji të ftohet para se ta pini. Kafeja është një nga pijet më të konsumuara dhe ka pasur studime të ndryshme për efektet e saj në shëndet. Disa sugjerojnë se pija zvogëlon shanset për t’u prekur nga kanceri ndërsa të tjera kanë gjetur të kundërtën.

Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit krahasuan gjenet e 360 mijë njerëzve në Britani dhe Finlandë dhe e lidhën atë me rrezikun e zhvillimit të llojeve të kancerit. Ata zbuluan se njerëzit që konsideroheshin gjenetikisht më të prirur për të pirë kafe, kishin gati tre herë më shumë gjasa të zhvillonin kancer të ezofogut.

Nuk u gjet asnjë lidhje e tillë për asnjë lloj tjetër kanceri. “Lajmi i mirë është se pirja e kafesë nuk rrit mundësinë për të marrë shumicën e llojeve të kancerit”, tha Dr Steve Burges.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit