19.4 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Mos e bëni këtë gabim: Pse nuk duhet të përdorni zbutës rrobash gjatë verës

- Advertisement -

Ekspertët kanë zbuluar diçka shumë interesante kur bëhet fjalë për zbutësin e rrobave. A keni dëgjuar për këtë më parë?

Në fakt, ata pohojnë se gjatë verës duhet të shmangni rreptësishtë përdorimin e zbutësit të rrobave për çarçafët dhe pizhamet. Siç shpjegojnë, pëlhura bëhet tepër e butë për të thithur djersën nga trupi, dhe kjo bën që të zgjoheni të djersitur.

Ata këshillojnë që në muajt e verës të përdorni vetëm detergjente për lëkurë të ndjeshme, për të shmangur acarimet, si dhe të zgjidhni produkte pa aromë.

Po ashtu, ekspertët këshillojnë që çarçafët dhe pizhamet të jenë patjetër prej pambuku, dhe jo mëndafshi, një gabim që shumë njerëz e bëjnë.

Pronari i një qendër pastrimi dhe ekspert i kujdesit për rrobat, Dejan Dimitrov, zbuloi së fundmi se zbutësi i rrobave nuk duhet të përdoret kurrë gjatë muajve të verës.

Zbutësi i rrobave parandalon që pëlhura të thithë lagështi. Prandaj, pizhamet apo bluzat me të cilat flini në netët e nxehta nuk mund ta thithin djersën, dhe do të zgjoheni plotësisht të lagur, raporton The Sun, përcjell Telegrafi.

“Do të ishte ide e mirë të shmangni zbutësin e rrobave kur lani pizhame dhe çarçafë gjatë motit të nxehtë. Edhe pse gjithçka do të ketë aromë të këndshme, pëlhura nuk mund të thithë lagështinë, kështu që djersa nuk do të përthithet dhe do të zgjoheni të lagur”, ka thënë Dimitrov.

Ai këshillon të përdorni detergjente të posaçëm për lëkurë të ndjeshme, pa aromë, kur lani çarçafët dhe pizhamet për të shmangur acarimin dhe për t’iu përshtatur më mirë temperaturave të larta.

Shumë njerëz vendosin të investojnë në çarçafë mëndafshi, duke menduar se janë më të përshtatshëm për verë, por Dejan pohon se mëndafshi është një nga materialet më të papërshtatshme për sezonin e nxehtë, dhe se çarçafët apo pizhamet e tilla duhet të ruhen për dimër.

“Edhe pse mëndafshi është një material i shkëlqyer për ata që janë alergjikë ndaj pendëve ose marimangave të pluhurit, ai nuk ka aftësi përthithëse. Prandaj, mbajeni për muajt e ftohtë”, përfundon eksperti.

Të ngjashme

Të fundit