-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Morina: UDB-ashi Gani Hajdari ishte më brutali, punoi si kolonel në polici pas luftës

- Advertisement -

Ish i burgosuri politik Haki Morina ka thënë se Gani Hajdari ka pasur një rol të madh si pjesë e UDB-së serbo-jugosllave në torturat dhe abuzimet që i ka përjetuar gjatë kohës sa ishte në burg.

Morina ka përshkruar Hajdarin si “më të brutalin” ndër torturuesit që e kanë trajtuar gjatë kohës që ka qëndruar në burg. Sipas Morinës, pasluftës Morina ka mbajtur pozitë të lartë në Policisë e Kosovës.

“Asnjëherë s’ka qenë një i vetmi që më torturonte. Më brutali, që nuk ak ditë, as s’ka pasur aftësi personal sipas mendimit tim për me ushtru të profesion por që ka pasur aftë dhe vullnet dhe ndoshta edhe detyrë për çdo ditë sa herë më kanë marrë në pyetje… ka qenë nënkoloneli i tanishëm i Policisë së Kosovës, Gani Hajdari.  UDB-ash i madh. Ka qenë shef policie aty, prej aty e kanë marrë në UDB… ky ka qenë më i tmerrimi, UDB-ashi që ka ushtruar dhunë gjatë gjithë kohës që kam qëndruar në burg. Shumë më shumë se serbët. Menjëherë pas luftës prej 7 personave është titulluar si kolonel – nënkolonel. Ka shërbyer deri vonë në Pejë. Nuk e di a ka dal në pension. Për mua është kriminel klasik… nuk është i vetmi ky, kjo është dukuri”, ka thënë Morina në “Debat Plus”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit