Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Ferronikelit, Sejdi Morina ka thënë se punëtorët e kësaj kompanie janë skajshëm të diskriminuar nga Qeveria.
Morina në emisionin ‘Pressing’ në T7 derisa po diskutohet kriza për rrymë në Ferronikel, ka thënë se kanë biseduar edhe VV-në, mirëpo pas atyre bisedave nuk ka ndodhur asgjë.
Kohëve të fundit me protestën e fundit, grupi parlamentar i VV-së na ka pranu në bisedë, edhe pas atyre bisedave absolut në horizont nuk është dukur kurgjo.
“Në fund të fundit, e kem vlerësu se punëtorët e ferronikelit janë të braktisur nga institucionet. Për punëtorët e Ferroniklit ka defacto braktisje institutcionale dhe realisht ka edhe diskriminim të skajshëm të punëtorëve të Ferroniklit. Arsyet janë të panumërta”, tha Morina.
Ai tha se ka punëtorë në Ferronikel nga të gjitha viset e Kosovës, duke e vlerësuar se Ferronikeli është Kosovë në miniaturë.
“Realisht edhe më herët i biseduam, Ferronikeli është Kosovë në miniaturë. Kur po e them këtë, po e marr për bazë që prej të gjitha viseve të Kosovës ka punëtorë në Ferronikel. Kur flasim në Globale, na rrugën kurrë nuk e këna dëshiru, vendin e kem në fabrikë me punu, as nuk e kem vendin në protesta e as në demonstrata. Nëse ekziston një kërkesë më së lehti e realizueshme prej të gjithave kërkesave të sindikatave, është kërkesa e punëtorëve të Ferronikelit.
Realizimi i kërkesave të punëtorëve të Ferronikelit ka kosto 00, e kundërta është që shteti dhe qeveria përfitojnë prej kësaj pune”, tha Morina.