5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Morina: Me shembullin e Ferronikelit, qeveria u tha investitorëve “paketohuni e ecni”

- Advertisement -

Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Ferronikelit, Sejdi Morina ka thënë se me shembullin e kësaj kompanie, qeveria u tha investitorëve të huaj ‘paketohuni e ecni’.

Morina në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se që 6 muaj askush nga qeveria nuk e ka vizituar Ferronikelin.

“Mesazhi si mesazh çfarë e përçon ministri, tek bizneset dhe investitorët e huaj që janë për momentin në Kosovë, këtyne ju ka dhënë mesazh ‘paketonu e ecni’, investitorët potencialë që pretendojnë me ardh në Kosovë u ka thënë: s’keni cka me ardh se unë jom këtu. Qe 6 muaj këmbë e qeveritarit në Ferronikel nuk ka shkel”, tha Morina.

Tutje ai shtoi se qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmojë punëtorëve të Ferronikelit, pasi edhe ata janë qytetarë të këtij vendi.

“Punëtorët e Ferronikelit nuk janë ata që e vendosin kush ka me marrë pronësinë e fabrikës, nëse Ferronikeli është privatizu ma herët prej izraelitëve e grekëve, e tash fatbardhësisht, nëse hekrat e metalurgjia u privatizu, une si punëtor nuk jam i privatizum.

Për mua duhet me u kujdes qeveria ime, une s’mundem me shku në Tiranë me u privatizu. Duhet si qytetar i Kosovës, Qeveria qysh po u ndihmon të gjithëve, me ju ndal në ndihmë edhe punëtorit”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit