0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Mori pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha, Stresi përfundon në polici

- Advertisement -

Reperi i njohur Stresi e ka treguar prej vitesh tanimë bindjen e tij politike, dhe mbështetjen për Sali Berishën, liderin historik të Partisë Demokratike.

Edhe sot, ai s’kishte si të mungonte në protestën para selisë së PD, që u shoqërua me tensione dhe dhunë, madje u desh që të ndërhynte policia.

Por, duket se mes të shoqëruarve ka qenë edhe Stresi. Vetë ai postoi një InstaStory nga furgoni i policisë, ku shkruan se nuk ka bërë asgjë.

Nëse kam gjujt një gurë keni të drejtë me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bërë gjë! I bëj thirrje mediave”,- ka shkruar reperi.

Sakaq, gjatë protestës u hodh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, në përpjekje për t’i shpërndarë ata. Ndërkohë pas këtij veprimi ish-lideri i PD-së, Sali Berisha ka folur para mediave duke kërkuar qetësi nga të gjithë mbështetësit e tij që janë mbledhur për të protestuar përpara selisë së partisë demokratike. Ai ka paralajmëruar në fund të protestës se ky është vetëm fillimi i qëndresës për liri.

https://instagram.com/stories/stresi/2746653194942640517?utm_source=ig_story_item_share&utm_medium=share_sheet

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit