Home Lajme Mori pjesë në gara të shpejtësisë – Gjobitet me 150 euro

Mori pjesë në gara të shpejtësisë – Gjobitet me 150 euro

0
Mori pjesë në gara të shpejtësisë – Gjobitet me 150 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar një vozitës për pjesëmarrje në gara të shpejtësisë.

Sipas njoftimit të tyre, i dyshuari u identifikua nga një video incizim, ku shihet duke vozitur me shpejtësi në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Atij i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, si dhe një pikë negative. 

 

Exit mobile version