Morena Taraku bëri bujë në mediat shqiptare, turke dhe jo vetëm, me paraqitjen e saj në një serial turk.
Bukuroshja shqiptare u shfaq në një skenë të serialit “Kizilcik Serbeti”, ku këndon një këngë në gjuhën shqipe.
Paraqitja e saj u duartrokit nga publiku i serialit dhe më gjerë, si për dukjen e Morenës, ashtu edhe për zërin e ëmbël të saj.
Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e mira që ka marrë, duke dhënë edhe lajmin e mirë se këngën që këndoi në serial do ta publikojë javën që vjen.
“Këtë dashuri të madhe, këtë suport dhe këtë krenari që ma keni jep dje dhe sot u jam mirënjohëse nga zemra dhe kërkoj falje që nuk kam pasur mundësi të ju falënderoj dhe ripostoj të gjithëve një nga një, sepse jeni shumë.
Kënga do të publikohet më së largu të enjten në Spotify dhe do e keni aty ta dëgjoni sa herë të ju dojë zemra, sepse kam marrë shumë mesazhe lidhur me publikimin e këngës “I Asaj”. Është një këngë për dashuri për dashuri dhe mban në vete një histori.
Ju dua, Morena”, u shpreh ajo.