Për njerëzit e besimit Islam ka gati dy javë që ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
Së fundmi, Gjira u përball me një koment ofendues nga një ndjekës që asnjëherë nuk përfaqëson mendimet dhe qëndrimet e myslimanëve të tjerë që agjërojnë.
Në komentin e tillë ajo ka reaguar me anë të një postimi tjetër në llogarinë e saj në Instagram.
“Çka t’i themi kësaj pune. Më fal pra, s’kam ditë që njerëzit janë t’u agjëruar për mua…kam menduar vendimi i agjërimit është personal dhe gjithkush që vendos – e bën për veti. PS: Couscous sallat hahet edhe në mbrëmje. Super ide për iftar”, shkroi Gjira.