0.8 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Mori 15 mijë vota, Gjoshi: Ndihem krenar për çdo moment të kësaj gare dhe mirënjohës për çdo mbështetje

- Advertisement -

Kandidati i PDK, Betim Gjoshi, në bazë të votave të numēruara deri më tani ka marrë 15 mijë vita dhe për këte ka falënderuar qytetarët, raporton Scanner.

“E kam pritur mbështetjen tuaj, por në këtë mënyrë, numri juaj, besimi juaj, e bënë këtë moment të paharrueshëm për mua. Kjo është një fitore që nuk matet vetëm me votë, por me dashurinë dhe respektin që kam ndjerë nga secili prej jush”, ka shkruar Gjoshi.

Ai ka thënë se kjo ishte një garë e fortë, e ndershme dhe e bukur. “PDK-ja pati një listë të jashtëzakonshme kandidatësh, dhe të gjithë kolegëve që siguruan mandatin, ju uroj suksese! Jam i bindur se do të jenë zëri i qytetarëve tanë me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim. Nuk pres asgjë më pak nga ta”, shkruan Gjoshi.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, kolegë dhe familjarë,

Nga zemra ju falënderoj për rreth 15 mijë votat që m’i dhatë në zgjedhjet e 9 shkurtit. E kam pritur mbështetjen tuaj, por në këtë mënyrë, numri juaj, besimi juaj, e bënë këtë moment të paharrueshëm për mua. Kjo është një fitore që nuk matet vetëm me votë, por me dashurinë dhe respektin që kam ndjerë nga secili prej jush.

Ndjej keqardhje që gjysmën e fushatës nuk munda të jem pranë jush, për shkak të aksidentit që pësova. Edhe pse për pak vota nuk arrita të siguroj mandatin e deputetit, ndihem krenar për çdo moment të kësaj gare dhe mirënjohës për çdo mbështetje.

Kjo ishte një garë e fortë, e ndershme dhe e bukur. PDK-ja pati një listë të jashtëzakonshme kandidatësh, dhe të gjithë kolegëve që siguruan mandatin, ju uroj suksese! Jam i bindur se do të jenë zëri i qytetarëve tanë me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim. Nuk pres asgjë më pak nga ta.

Sa për mua, rrugëtimi nuk mbaron këtu. Unë do të jem këtu, siç kam qenë gjithmonë, për të kontribuar me të gjitha forcat e mia për PDK-në dhe për të ardhmen që duam për Kosovën. Sepse fitorja më e madhe për mua mbeteni ju – njerëzit që më besuat dhe më nderuat.

Një falënderim të veçantë për Kryetarin Memli Krasniqi për lidershipin dhe për Kandidatin për Kryeministër Bedri Hamza për vizionin dhe programin që e bëri këtë garë më kuptimplotë për secilin prej nesh.

Mirënjohës përgjithmonë dhe faleminderit përzemërsisht,
Betimi
Bgj50

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit