2.3 C
New York
Friday, March 13, 2026

Buy now

Mori 10 milionë dollarë për t’u paraqitur në fushatën e Kamala Harris? Ja çfarë thotë nëna e Beyonce

- Advertisement -
Kudo nëpër rrjet po qarkullojnë “thashetheme” se këngëtarja e famshme, Beyonce, ka paguar 10 milionë dollarë për t’u paraqitur në fushatën e Kamala Harris në tetor.

Lidhur me këto deklarata ka ardhur një reagim nga e ëma e artistes, Tina Knowles, e cila i ka dalë në mbrojtje të bijës.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo shprehet se ‘është informacion i rremë’.

“Pra, ky është shënuar në “Instagram” si lajm i rremë dhe është hequr. Quhet informacion i rremë”, shkroi Tina së bashku me një pamje të një postimi të paqartë të shpërndarë fillimisht në llogarinë e podkastit të Candace Owens.

“Mjerisht, platformat e tjera me mungesë integriteti ende e kanë atë. Gënjeshtra është se Beyonce u pagua 10 milionë dollarë për të folur në një tubim në Hjuston për zëvendëspresidenten Kamala Harris. Kur në fakt: Beyonce nuk mori asnjë qindarkë për të folur në tubimin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Hjuston”, ka thënë Tina Knowles.

Të ngjashme

Të fundit