Javë më parë këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, njoftoi se i ka ngordhur qeni i saj, Moi.
Ajo tregoi më pas se ia kishte rregulluar një varr dhe i kishte bërë një dedikim emocional në epitaf.

Ndërkohë që kanë kaluar pak ditë nga kjo ngjarje, artistja nga Peja e ka përkujtuar sërish duke i bërë një vizitë te varri.
“Fluturo tani. Por të lutem vazhdo të qëndrosh pranë meje”, shkroi autorja e këngës “Alexander”.
Ajo e ka thënë gjithnjë se qenushi i saj ishte gjithmonë me të, në çdo hap e udhëtim që ka bërë.