5.8 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Morena Taraku e mbështet Ardit Stafajn në Big Brother: Ti e meriton, njeriu që ka jetuar afër nënës së tij deri në minutën e fundit

- Advertisement -

Këngëtari Ardit Stafaj është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Hyrja e tij ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale, përfshirë edhe nga personazhe të njohur të skenës muzikore.

Ndër reagimet më të komentuara ishte ai i Morena Tarakut, e cila ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Arditin në këtë rrugëtim.

 Foto: Instagram

Ajo publikoi një mesazh emocionues, duke e përgëzuar për pjesëmarrjen dhe duke e vlerësuar për karakterin e tij.

“Ti e meriton me qenë aty. Me tregu që ka akoma njerëz me shpirt të madh, njeri që ka jetuar afër nënës së tij deri në minutë të fundit”, ka shkruar Morena.

Ajo vazhdoi: “Me plot kuptimin e fjalës e meriton më të mirën. Shoku jem besnik”.

Hyrja e Stafajt pritet t’i shtojë dinamika të reja lojës, pasi ai njihet për qetësinë e karizmën.

Tani mbetet për t’u parë se si ai do të përshtatet mes banorëve të tjerë dhe nëse mbështetja nga jashtë do t’i japë forcë për të shkuar sa më larg në këtë edicion të BBVK.

Të ngjashme

Të fundit