16.7 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Morën pjesë veç 55 deputetë: VV s’i merr votat as për anëtarët e komisionit për votim të fshehtë

Është ndërprerë sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi votim të fshehtë të kryeparlamentarit, gjë që u kundërshtua fuqishëm nga partitë opozitare.

Partia e parë nuk arriti t’i marrë votat as për kalimin e anëtarëve të komisionit për votim të fshehtë, duke pasur vetëm 55 deputetë pjesëmarrës në votim.

Kështu, kryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se seanca vazhdon të shtunën në orën 10:00.

“I ftoj deputetët që me ngritje dore t’i votojnë anëtarët e komisionit të propozuar.

Në votim kanë marrë pjesë 55 deputetë, kundër ka qenë një, abstenim nuk ka., atëherë detyrohemi ta ndërpresim seancën.

Shihemi më 3 maj në orën 10:00” – tha ai, transmeton Nacionale.

Të ngjashme

Të fundit