3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Morata shënon në debutimin me Galatasaray (Video)

- Advertisement -

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, i huazuar nga Milan, ia bëri sefte me Galatasaray, duke realizuar gol në fitoren prej 4:1 kundër Boluspor.

Morata iu bashkua klubit turk në janar në formë huazimi me opsion blerjeje, pas vetëm gjashtë muajsh te Milani.

Ai debutoi të enjten në një ndeshje të Kupës së Turqisë, Grupi C, dhe i mjaftuan vetëm 21 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e re.

32-vjeçari, ishte transferuar te AC Milan në korrik 2024 nga Atletico Madrid për 13 milionë euro.

Gjatë periudhës së tij në San Siro, ai zhvilloi 25 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar dy asistime.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit